Aplikacionet që harxhojnë baterinë e Android

Mobile

Aplikacionet që harxhojnë baterinë e Android

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 20:42
Aty zënë vend aplikacionet më të popullarizuara, përfshirë, Facebook, Netflix, Whatsapp dhe Google Maps

Në një raport janë publikuar aplikacionet më të këqija sa i përket harxhimit të baterisë së telefonave të mençur, Android.

Befasisht aty zënë vend aplikacionet më të popullarizuara, përfshirë, Facebook, Netflix, Whatsapp dhe Google Maps, shkruan Independent.

Kështu që ta ruani baterinë atëherë më së miri është që t’i fshini disa prej atyre aplikacioneve që i përdorni më pak.

Këto janë dhjetë aplikacionet që shterin baterinë, sapo ta aktivizoni telefonin tuaj:

Samsung AllShare
Samsung Security Policy Updates
Beaming Service for Samsung
ChatON Voice & Video Chat
Google Maps
WhatsApp Messenger
Facebook
WeChat
AppLock
DU Battery Saver

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat