Telefoni i krijuesit të Android debuton këtë muaj

Mobile

Telefoni i krijuesit të Android debuton këtë muaj

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 13:24
Telefoni i krijuesit të Android

Pas një sërë lajmesh të këqija mbi vonesat e përsëritura në lansimin e telefonit të Andy Rubin, krijuesit të Android, përkatësisht modelit PH-1, Essential, është premtuar se data e lansimit të telefonit pritet të bëhet e ditur brenda javës së ardhshme.

Ndërkohë që pritet të ndodhë ky lansim zyrtar, ka një mundësi për të parë dhe provuar telefonin inteligjent në një ngjarje të veçantë, të cilin Rubin thuhet se e ka caktuar më 25 gusht.

Disa njerëz (që thuhet se nuk janë të lidhur me mediat kryesore) kanë marrë ftesën për ngjarjen.

Pra, ngjarja – e cila është vendosur të ndodhë në Los Anxhelos – duket se ka për qëllim konsumatorët final dhe jo partnerët e kompanisë.

Gjithsesi, përveç telefonit, gjithashtu do të jeni në gjendje të shihni ngjarjen në kamerë me 360 shkallë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat