Meizu Note M6 vjen në ditën e njëjtë me Note 8

Mobile

Meizu Note M6 vjen në ditën e njëjtë me Note 8

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 15:04
Meizu Note M6

Meizu Note M6 do të zbulohet më 23 gusht, në ditën e njëjtë me Galaxy Note 8, të vendosur për t’u lansuar zyrtarisht atëherë.

Note M6, megjithatë është thënë se do të vijë me kamerën e dyfishtë, njëjtë sikurse Note 8, por sigurisht për një çmim më të ulët.

Njësia e Meizu Note M6 është fotografuar duke zbuluar dy modulet e kamerës, njëra mbi tjetrën përgjatë boshtit qendror të telefonit. Më tej, në Note M6 pritet të jetë edhe një quad LED, por jo ndryshe nga ai që është ekzistues në Meizu E2.

Bateria është e ekspozuar, por meqenëse ne nuk jetojmë në universin e CSI-së, nuk mund ta dallojmë foton mjaftueshëm për të parë kapacitetin. Mirëpo, si një rrjedhje spekulative më parë zbuloi se bateria do të jetë 4.000mAh si në Note M5.

Për më shumë detaje se çfarë saktësisht do të jetë lloji i kamerës së dyfishtë  në Note M6, ne do të kemi edhe 11 ditë të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat