Apple ndryshon logot e aplikacioneve kryesore në iOS 11

Mobile

Apple ndryshon logot e aplikacioneve kryesore në iOS 11

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 08:40
Ilustrim

Ndërsa logoja e AppStore të Apple është pasuruar në pamje brenda viteve të kaluara, e njëjta ka pasur një dukje të njëjtë, të cilën e ka ruajtur për disa vite.

Mirëpo tani, Apple e ka lëshuar versionin beta të iOS 11, platformën e cila do të sjell ndryshime të shumta, duke përfshirë edhe dizajnin dhe pamjen e aplikacioneve të saj kryesore.

Aktualisht, në internet kanë rrjedhur logot e reja të AppStore dhe Maps të Apple, ndërsa edhe AirPod ka një animacion të ri të freskuar tani.

iOS 11 pritet që përpos ndryshimeve kozmetike në aplikacione, për miliona përdorues anembanë botës të sjellë edhe përmirësime të shumta në pajisje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat