Galaxy Note 8 arrin në variantin Deep Sea Blue

Mobile

Galaxy Note 8 arrin në variantin Deep Sea Blue

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 17:43
Galaxy Note8 - Deep Sea Blue

Kohë më parë ka pasur informacione se Samsung planifikon të prezantojë opsionin e ngjyrës së re për telefonin Galaxy Note8 - Deep Sea Blue.

Evan Blass (@evleaks) tash konfirmon informacionin se do të ketë variant të ri për Note 8, transmeton KosovaPress.

Fotografia e publikuar për fat të keq tregon vetëm anën e përparme të telefonit, por edhe kjo është e mjaftueshme për të ditur se çfarë është duke përgatitur Samsung.

Galaxy Note8 do të prezantohet më 23 gusht dhe pritet që telefoni do të ketë procesor Qualcomm Snapdragon 835, 6GB RAM dhe 64GB hapësirë të brendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat