Zgjidhet përfundimisht problemi në lidhje me bateritë e telefonave

Mobile

Zgjidhet përfundimisht problemi në lidhje me bateritë e telefonave

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 23:08
ilustrim

Hulumtuesit e Universitetit në Sidnej kanë zgjedhur njërin nga problemet më të mëdha, i cili deri më tash ka penguar zëvendësimin e suksesshëm të baterive litium-jon me bateri zink-ajror.

Bateritë zink-ajror janë dukshëm më të lira, pasi që zinku ndodhet kudo rreth nesh dhe mund të ruajnë më tepër energji, dhe me këtë rast të jenë dukshëm më pak të dëmshme për mjedisin.  

Zbatimi i tyre në telefonat mobil ishte pamundësuar për shkak të mungesës së elektro-katalizatorëve, të cilët do të gjeneronin oksigjenin dhe të zvogëlonin sasinë e tij gjatë mbushjes dhe zbrazjes së baterisë.

Për fat të mirë, hulumtuesit kanë zhvilluar një metodë të re, e cila mundëson krijimin e baterisë zink “nga zeroja”.

“Deri më tash bateritë zink-ajror janë bërë me katalizatorë të shtrenjtë dhe të rrallë. Metoda jonë bazohet në përdorimin e katalizatorëve të lirë, të cilët japin rezultate jashtëzakonisht të mira”, tha profesori Juan Chen nga Fakulteti i inxhinierisë dhe teknologjive informative në Universitetin në Sidnej.  

Kolegu i tij, profesori Li Vej thotë se prodhimi i baterisë me katalizatorët e ri është treguar jashtëzakonisht i suksesshëm, transmeton Gizmodo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat