A e dini sa i kushton Google iPhone?

Mobile

A e dini sa i kushton Google iPhone?

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 23:25
Google iPhone

Dokumentet e gjyqit, të cilat kanë rrjedhë në publik, ishin shkas për analizimin e bashkëpunimit të kompanive Apple dhe Google kur bëhet fjalë për shfletuesin e internetit në sistemin operativ iOS.

Analistët vlerësojnë se Google i paguan çdo vit Apple rreth 3 miliardë dollarë, në mënyrë që shfletuesi i tij të jetë në krye të të gjithë përdoruesve të iOS.

Sipas të dhënave të njëjta, në vitin 2014 kjo shumë ishte “vetëm” një miliard dollarë, por trafiku i internetit që nga ajo kohë është rritur dukshëm dhe me këtë edhe shuma e kompensuar për kompaninë Apple.

Në fakt, Google me tre miliardë dollarë blen trafikun e të gjithë përdoruesve të iOS dhe e drejton në vete, si dhe të gjithë pronarëve të iPhone dhe iPad ka rastin që t’iu distribuojë reklamat e veta, prej nga nxjerr fitimet.

Sipas disa të dhënave, pothuajse gjysma e trafikut të internetit të përgjithshëm përmes pajisjeve mobile në kërkuesin e Google vjen nga pajisjet iOS, andaj ky investim i Google nuk shkon kot.

Nga ana tjetër, Apple nuk ka kurrfarë shpenzimi me vendosjen e Google si shfletues kryesor, andaj shuma prej tre miliardë dollarësh është profit plotësisht i pastër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat