iPhone 8 do të kushtojë 999 dollarë

Mobile

iPhone 8 do të kushtojë 999 dollarë

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 12:44
Kompania Apple

Kompania Apple po përgatitet që më 12 shtator të prezantojë pajisjen e shumëpritur, por njëherësh edhe iPhone më të shtrenjtë deri më tash.

Informacionet, të cilat deri më tash kanë rrjedhë në publik, kanë zbuluar se iPhone 8 do të kushtojë  999 dollarë. Kjo është e saktë, por sipas informacioneve më të reja ky do të jetë çmimi më i ulët.

Në fakt, sikur deri më tash, Apple do të prezantojë iPhone e ri në tri variante të ndryshme – me 64, 256 dhe 512 gigabajt. 

Ja si duken çmimet përfundimtare:  64 GB: 999 dollarë  256 GB: 1099 dollarë  512 GB: 1199 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat