Rrjedh videoja ku shihet duke punuar iPhone 8

Mobile

Rrjedh videoja ku shihet duke punuar iPhone 8

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 20:13
iPhone 8

Ndërkohë që pritet prezantimi zyrtar, në media ka rrjedhë një video në të cilën supozohet të jetë modeli më i ri i Apple duke punuar, transmeton metro.co.

Mediumi britanik megjithatë shpreh dyshime nëse kemi të bëjmë me një video fals sa për të bërë klikime.

Incizimi është bërë me një kamerë klasike dhe nëse është real atëherë mund të dalin të vërteta pohimet se iPhone 8 do të ketë ekran skaj më skaj dhe nuk do të ketë butonin home.

Modeli i ri i Apple zakonisht del në shitje dy javë pas prezantimit të tij zyrtar, i cili pritet të bëhet më 12 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat