Essential Phone, i vështirë për tu riparuar

Mobile

Essential Phone, i vështirë për tu riparuar

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 10:06
Essential Phone

Pas shumë vonesave, telefoni Essential më në fund ka filluar të dërgohet tek përdoruesit e shumtë që e kanë porositur atë.

Nëse deri tani ju keni qenë në pritje për blerjen e një njësie të Essential, këtu është një detaj i ri që mund ose nuk mund të ju ndihmojë.

Telefoni Essential është pothuajse i pamundur për t’u riparuar. Kjo është zbuluar nga iFixit nëpërmjet një vështrimi të plotë të pajisjes.

Essential shënon 1 nga 10 në shkallën e riparueshmërisë së iFixit, ku 10 do të thotë më e lehtë për t’u riparuar. Siç mund ta dini, telefoni është bërë nga materiale premium – korniza është titan, pllaka mbrapa është qeramike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat