BLU S1 vjen së shpejti në treg

Mobile

BLU S1 vjen së shpejti në treg

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 14:57
BLU S1

Një model i ri i telefonit nga BLU ka rrjedhur online. Modeli i quajtur S1 është listuar në faqen e operatorit Sprint, duke treguar se do të bëhet zyrtare së shpejti. Kjo gjithashtu do të bënte S1 pajisjen e parë BLU që punon në Sprint.

Ndërsa Sprint nuk zbulon asgjë në lidhje me S1 në këtë moment, lista e telefonit në faqen e internetit Best Cellular zbulon pothuajse çdo gjë, duke përfshirë imazhet, specifikimet dhe çmimet.

Në mënyrë specifike, BLU S1 mundësohet nga Mediatek MTK6750 SoC, dhe ka një ekran me diagonalen prej 5.2 inç HD. RAM është 2GB, ndërsa memoria e brendshme është 16GB. Njësia e kamerës trajtohet nga një njësi e pasme 13MP dhe një kamerë para 5MP.

BLU S1 paketon një bateri prej 2,800mAh, dhe mbështetet nga Android 7.0 Nougat. Best Cellular aktualisht e liston telefonin për 159.95 dollarë (tashmë zbritet nga 399.99 dollarë). Fatkeqsisht, asnjë nga këto nuk është konfirmuar zyrtarisht nga BLU.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat