Para-porosi rekorde për Galaxy Note 8

Mobile

Para-porosi rekorde për Galaxy Note 8

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 13:35
Galaxy Note 8

Sot Samsung ka njoftuar me krenari se ka pranuar më shumë para-porosi për Galaxy Note 8 në SHBA se sa për ndonjë prej paraardhësve të tij.

Kjo do të thotë se tashmë është duke u formuar si Note më i mirë në shitje, dhe nuk është as në dyqane ende – do të debutojë në raftet fizike me pakicë më 15 shtator.

Kompania është padyshim mjaft e kënaqur me këtë arritje, siç do ta paramendonit.

Në Korenë e Jugut, 395,000 para-porosi për fabletin janë regjistruar vetëm një ditë pas lansimit.

Note7 fatkeq ka arritur të shesë 380,000 parapagime gjatë gjithë periudhës 13-ditore të para-shitjes, kështu që Note i ri është një sukses i shkëlqyer edhe atje.

Note8 do të lëshohet në Kore më 21 shtator, edhe pse dërgesat e para-porosive fillojnë më 15 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat