iPhone me ekran OLED do të quhet Apple iPhone X

Mobile

iPhone me ekran OLED do të quhet Apple iPhone X

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 12:00
ilustrim

iPhone më i fundit i Apple do të quhet iPhone X sipas një raporti të publikuar të Shtunen.

Emri i telefonit, i cili thuhet se do të kushtojë 1,000 dollar dhe do të prezantohet ditën e nesërme, u raportua nga uebsajti i lajmeve të Apple 9to5Mac.

Sajti vijoi më tutje duke thënë se dy telefonët e tjerë do të quhen iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus. Debutimi përkon me 10 vjetorin e iPhone, produktit më të suksesshëm të Apple.

Sipas 9to5Mac, 8 dhe 8 Plus do të jenë përditësime të 7 dhe 7 Plus me panele xhami të pasëm, procesor të ri dhe teknologjinë e ngarkimit wireless.

Megjithatë është Apple iPhone X që të gjithë kanë në radarët e tyre. Sipas Bloomberg telefoni vjen me ekran OLED 5.8 inç dhe sensorë 3D.

Informacionet e rrjedhura mund të acarojnë Apple, kompani e cila krenohet me ruajtjen e sekreteve të produkteve të saj.

Vlera e tregut të Apple është 815 miliard dollar dhe me prezantimin e telefonit të ri pritet që gjigandi i silikonit të bëhet kompania e parë teknologjike me vlerë tregu prej 1 trilion dollar. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat