iPhone 8 nis shitjet në Kinë

Mobile

iPhone 8 nis shitjet në Kinë

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 19:49
iPhone 8

Në Kinë ka dalë në shitje iPhone dhe interesi ishte i menjëhershëm: radhë të gjata njerëzish janë mbledhur përpara dyqaneve në Pekin, Shangai dhe Hong Kong për të marrë më në fund në dorë telefonët e porositur që përpara.

Numri i personave të grumbulluar mëngjesin e së premtes nëpër pikat e shitjes rezultoi më i vogël sesa në vitet e tjera, kur u hodhën në treg variantet e mëparshme të tij, por klientët sërish janë të entuaziasmuar nga karakteristikat e iPhone 8, sidomos kamera e tij e re dhe e përmirësuar.

“Jam shumë e gëzuar sepse përdorja një firmë kineze telefoni, Meitu, pasi humba iPhone 7. Mendoj se sistemi i iPhone është më i rehatshëm dhe më i lehtë për t’u përdorur”, thotë një studente.

“E kam zakon këtë punë. Jam vënë në radhë për shitjen e parë prej 6 apo 7 vjetësh tashmë. Jam tepër i entuziasmuar, por kjo për mua tashmë është një rutinë. Këtë gjë bëj çdo vit”, thotë një klient.

Telefoni i ri celular iPhone 8 ka procesorë e memorie më të avancuar, karikim “wireless”, dizajn të përmirësuar e madje dhe një version me ekran të përthyeshëm. Kina së fundi ka rrëshqitur në vendin e tretë të listës së tregjeve më të mëdha të Apple, pasi konsumatorët atje janë duke u orientuar gjithmonë e më tepër nga produktet e reja vendase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat