Nokia 8 depërton në tregun e madh

Mobile

Nokia 8 depërton në tregun e madh

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 11:09
Nokia 8

Nokia 8 u certifikua nga FCC e SHBA në qershor të këtij viti. Pajisja doli zyrtarisht muajin e kaluar dhe tashmë është në dispozicion në një numër tregjesh.

Lista, fatkeqësisht, nuk përfshin ende SHBA-të. Megjithatë, kjo mund të ndryshojë së shpejti, pasi HMD ka shtuar disa ndryshime në listat e FCC për variantet Nokia TA-1004 dhe TA-1012, duke treguar bindshëm se kompania është duke u përgatitur për lansimin e SHBA.

Ndërsa kjo është padyshim një lajm i mirë për tifozët e Nokia në SHBA, këtu është qershia mbi tortë: ndryshimet zbulojnë se pajisja do të arrijë në vend me 6GB RAM dhe 128GB hapësirë ruajtëse.

Për ata që nuk janë në dijeni, Nokia 8 i rregullt vjen me 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme.

Mjerisht, nuk ka informata zyrtare saktësisht kur pajisja do të godasë raftet në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat