HTC U11 Plus arrin kah fundi i vitit

Mobile

HTC U11 Plus arrin kah fundi i vitit

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 16:58
HTC U11 Plus

Edhe pse kohët e fundit mësuam se Google po blen HTC Mobile, kompania tajvaneze vazhdon të ofrojë telefonat e saj të rinj në të ardhmen.

Thashethemet sugjerojnë se HTC do të sjellë një telefon tjetër premium deri në fund të vitit.

Informatat e mëhershme sugjerojnë se modeli i ardhshëm i modelit premium do të publikohet në fillim të nëntorit, dhe tani ka dalë një informacion shtesë që në njëfarë mënyre konfirmon thashethemet. Burimet industriale pretendojnë se telefoni do të përditësohet në versionin HTC U11 dhe do të mbajë emrin HTC U11 Plus.

Telefoni i mençur do të ketë procesorin Qualcomm Snapdragon 835, kamerën e prapme 12MP, kamerën e përparme 8MP dhe hapësirën e ruajtjes prej 64GB ose 128GB, transmeton KosovaPress. Pajisja ka ekran 5.99 inç me rezolucion Quad HD. Tash për tash është e panjohur nëse HTC U11 Plus do të arrijë me softuer Android 8.0 Oreo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat