Samsung fiton më shumë të hyra nga iPhone X se nga Galaxy S8

Mobile

Samsung fiton më shumë të hyra nga iPhone X se nga Galaxy S8

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 14:22
Samsung

Samsung ka disa nga telefonat më të mirë premium në treg, Galaxy S8, Galaxy S8+ dhe Galaxy Note8. Nga ana tjetër, Apple sapo ka sjellë në treg modelet e reja iPhone 8 dhe iPhone 8+, ndërkohë që pritet edhe iPhone X.

Aktualisht, Samsung është kompania e vetme, e cila është e aftë për prodhimin e ekraneve OLED, NAND flash dhe DRAM në sasi të mjaftueshme, të cilat për Apple janë të nevojshme që të fillojë me shitjen masive të iPhone X. 

Kjo mund t’i sjellë profit të madh kompanisë jugkoreane, ndërsa Wall Street Journal raporton se porositë e mëdha do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e afarizmit të divizioneve të Samsungut, të cilat prodhojnë komponentë, që në fund do të kapë shumën prej rreth 35% të të hyrave të përgjithshme të Samsung.

Kompania analitike Counterpoint sugjeron se Apple do të prodhojë rreth 130 milionë modele iPhone X në 20 muajt e parë pas debutimit të pajisjes. Nëse Samsung fiton rreth 110 dollarë në pjesët e siguruara për iPhone, kjo kompanisë do t’i sigurojë fitime në vlerë 14,3 miliardë dollarë.

E njëjta kompani vlerëson se Samsung në modelin Galaxy S8 mund të fitojë 10,1 miliardë dollarë në 20 muaj e ardhshëm, gjatë së cilës pritet të shiten rreth 50 milionë telefona Galaxy S8. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat