iPhone 8 dhe Galaxy Note 8 me kamerat më të mira në treg

Mobile

iPhone 8 dhe Galaxy Note 8 me kamerat më të mira në treg

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 17:35
Galaxy Note 8

Muajin e kaluar, DxOMark e kurorëzoi iPhone 8 Plus si mbretin e kamerave të telefonave, duke i dhënë një rezultat të përgjithshëm prej 94 pikëve në testimin e tij. Sot DxO Labs nxorri rezultatin e arritur nga Samsung Galaxy Note8, dhe është … poashtu 94.

Për këtë arsye, iPhone 8 Plus dhe Galaxy Note8 janë të lidhura në krye të renditjes së aparatëve të smartfonëve DxOMark, për të paktën tani. Pixel 2 dhe Pixel 2 XL do të lansohen zyrtarisht nesër, dhe vitin e kaluar Pixel u hodh drejt në krye të tabelës së kamerës DxO në ditën e njoftimit. Pastaj është iPhone X, gjithashtu një konkurrent i mundshëm për vendin #1, dhe mos ta harrojmë edhe Huawei Mate 10.

Në tërësi, kjo mund të jetë një fitore e shkurtër për Note8 dhe iPhone 8 Plus, por le ti lejojmë ata të gëzojnë atë gjatë kohës që zgjat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat