Google e kopjon rivalin Apple në kufjet e telefonit

Mobile

Google e kopjon rivalin Apple në kufjet e telefonit

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 17:20
Google

Kur Apple lansoi iPhone 7 dhe 7 Plus kompania hoqi dorë nga porti i kufjeve. Tani Google ka bërë të njëjtën gjë me telefonat e saj – Google Pixel 2 dhe Pixel 2 XL.

Pixel 2 dhe Pixel 2 XL nuk kanë një port kufjesh, mirëpo  vijnë me një lidhje USB-C. Nëse doni të përdorni kufje 3.5mm me këta telefona atëherë ju do të duhet të përdorni një përshtatës.

Google ka përfshirë një përshtatës për kufjet 3.5mm me telefona e ri Pixel. Nëse e humbet atë, një zëvendësim do t’ju kushtojë 20 $.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat