Bateritë e iPhone 8 Plus fryhen dhe shkaktojnë hapjen e kapakëve të telefonit

Mobile

Bateritë e iPhone 8 Plus fryhen dhe shkaktojnë hapjen e kapakëve të telefonit

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 00:45
Ilustrim

Në një rast të paprecedent ku e iPhone fryhen deri në çmontimin e telefonit u raportua nga media shtetërore Kineze ditën e Premte.

Incidenti ndodh në një kohë kur Apple është duke hetuar raste të ngjashme në Tajvan dhe Japoni kur fryrja e pazakontë e baterive shkakton hapjen e kapakëve hermetikë të telefonit.

Në uebsajtin ThePaper.cn, një blerës i iPhone shprehej se një iPhone 8 Plus të sapo blerë ende pa përdorur dhe hapur nga paketimi kishte vënë re fryrjen e baterisë pa shenja zjarri dhe shpërthimi.

Ai e kishte blerë telefonin nga tregu online JD.com dhe nuk e kishte ngarkuar baterinë tij duke rikthyer menjëherë tek shitësi.

Një zëdhënës i Apple tha se kompania kishte filluar hetime. Incidenti vjen në një kohë kur Apple do të shfrytëzojë momentin historik të telefonit për të rritur vlerën e aksioneve dhe shitjet.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters disa telefonë ishin shitur me këtë problem më 5 Tetor.

Investitorët i frikësohen një skenari të Note 7 e cila i kushtoi Samsung 5.2 miliard dollar dhe një dëm të pallogaritshëm ndaj imazhit. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat