Përditësimet e Apple në iOS nuk ngadalësojnë modelet e vjetra të iPhone

Mobile

Përditësimet e Apple në iOS nuk ngadalësojnë modelet e vjetra të iPhone

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 06:53
iPhone 6

Përditësimet e Apple në sistemin operativ iOS nuk shërbejnë për ngadalësimin e telefonëve me kalimin e kohës thotë një studim i kryer për të parë nëse kompania qëllimisht i ngadalëson për të inkurajuar përdoruesit të blejnë modelet e reja.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga mëse 100,000 pajisje me iOS, përditësimet e sistemit operativ nuk ngadalësojnë telefonët e as tabletët e Apple.

Të dhënat e Futuremark tregojnë se Apple në të vërtetë kishte ndihmuar telefonët e vjetër të funksiononin aq shpejt sa edhe kur janë hedhur në treg për herë të parë.

Ndërsa me debutimin e versioneve madhore të platformës, siç ishte rasti i iOS 11 ku përdoruesit spekulonin se pajisjet e tyre janë ngadalësuar, hulumtuesit zbuluan se pajisjet me iOS 9, 10 dhe 11 kishin performancë të qëndrueshme.

Që nga 5S deri tek 7 Plus, Apple ka ruajtur një nivel të qëndrueshëm shpejtësie dhe performance edhe pas instalimit të versioneve të reja madhore të iOS.

Të dhënat e Futuremark vinë nga testimet e kryera mbi procesorët e telefonëve.

“Në vend që të degradojë qëllimisht performancën e modeleve më të vjetra, Apple ka bërë një punë të mirë në mbështetjen e tyre dhe ruajtjen e performancës,” tha Futuremark.

Hulumtuesit thonë se janë disa faktorë që ndikojnë në shpejtësinë e telefonit. Përditësimet që sjellin veçori të reja të cilat kërkojnë më shumë fuqi procesorike.

Aplikacionet e reja për iPhone më të fundit nuk performojnë aq mirë sa në iPhone më të vjetër. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat