Samsung fiton të drejtën për rezervat e para të çipave Snapdragon 845

Mobile

Samsung fiton të drejtën për rezervat e para të çipave Snapdragon 845

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 11:27
Samsung

Këtë vit, Qualcomm dhe Samsung kanë arritur marrëveshjen, e cila kompanisë jugkoreane i mundëson të fitojë të drejtën për raundin e parë të rezervave të çipave Snapdragon 835 për telefonat Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus.

Kjo iu ka shkaktuar probleme të mëdha një numri të madh të kompanive të huaja, gjë e cila ka shtyrë prodhimin për ato prodhime ku është dashur që të implementohet Snapdragon 835. Sipas të gjitha gjasave, duket se i njëjti skenar do të përsëritet edhe vitin e ardhshëm.

Raportet sugjerojnë se marrëveshja e njëjtë ndërmjet Samsung dhe Qualcomm mund të krijohet edhe kur është në pyetje çipi Snapdragon 845 për telefonat e ardhshëm Galaxy S9 dhe S9 Plus.

Sipas këtyre raporteve, Galaxy S9 dhe S9 Plus do të publikohen një muaj më herët se sa që është praktika e Samsung.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat