Huawei Mate 10 Pro vjen me laps të mençur

Mobile

Huawei Mate 10 Pro vjen me laps të mençur

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Huawei planifikon të përdorë Mate 10 Pro për të hyrë në treg, ku dominimin kryesor e ka seria Galaxy Note.

Fotografia më e re, të cilën e sjell @evleaks, tregon se telefoni i ardhshëm premium do të ketë edhe lapsin e mençur.

Lapsi i mençur do të përdoret për mbështetje bluetooth dhe për të shkruar. Po ashtu është e mundur për të shkruar edhe në letër dhe të ketë kopje digjitale të shënimeve dhe skicave në telefon.

Ky laps nuk punon në touchscreen, kështu që nuk do të mund të përdoret si stylus në modelin Huawei Mate 10.

Më shumë detaje do të dihen të hënën, kur edhe zyrtarisht Huawei do të prezantojë serinë e re të telefonit Mate 10.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat