Shitjet e iPhone 8 shumë më ulëta se të iPhone 7-ës thonë analistët

Mobile

Shitjet e iPhone 8 shumë më ulëta se të iPhone 7-ës thonë analistët

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 08:58
Ilustrim

Modelet e vjetra të Apple iPhone, dhe konkretisht iPhone 7-ta, është shitur më shumë sesa iPhone 8 për të njëjtën periudhës të vitit tha KeyBanc Capital Markets ditën e sotme.

Tradicionalisht edicionet e reja të iPhone janë shitur me më shpejtësi ndërsa adhuruesit e Apple qëndronin për orë të tëra në radhë por sipas studimeve të fundit iPhone 8 nuk po rezulton po aq popullor sa paraardhësit.

“Shumë konsumatorë janë duke blerë iPhone 7 në vend të iPhone 8-ës nisur nga mungesa e risive të këtij modeli,” tha analisti i KeyBanc John Vinh.

Ai tha se të dhënat që vinë nga dyqanet tregojnë se konsumatorët janë duke pritur për iPhone X dhe anashkaluar iPhone 8-ën.

Muajin e kaluar Apple prezantoi tre modele iPhone si asnjëherë më parë: iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X.

Ndërsa iPhone 8 kushton të paktën 699 dollar, iPhone 7 fillon nga 549 dollar pas uljeve të çmimeve në Shtator.

iPhone X, një telefon i përbërë prej xhami dhe çeliku ka një ekran pa skaje dhe del në shitje më 3 Nëntor. iPhone emri i të cilit vjen në nderim të 10 vjetorit e telefonit, do të kushtojë 999 dollar.

Zërat se iPhone 8-ta nuk po shijon ditë të mira u shtuan kur kompania më e madhe në SHBA e telekomunikacionit AT&T tha se kishte pasur një reduktim të shitjeve të telefonëve me 900,000 njësi krahasuar me një vit më parë. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat