Xiaomi planifikon shitjen e 90 milionë telefonave këtë vit

Mobile

Xiaomi planifikon shitjen e 90 milionë telefonave këtë vit

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 14:58
Xiaomi

Xiaomi synon të arrijë rekord sa i përket shitjes së pajisjeve, më saktë 90 milionë telefona.

Kjo do të jetë e rëndësishme për të kaluar shifrën prej 58 milionë telefonave të shitur vitin e kaluar, derisa në vitin 2015 kompania kineze kishte shitur gjithsej 70 milionë telefona.

Telefonat e kompanisë kineze kanë shënuar shitje të mirë, ku vetëm në shtator janë shitur gjithsej 10 milionë telefona.

Kjo ishte e mjaftueshme që Xiaomi të dalë në vendin e dytë në Kinë, pas kompanisë Huawei dhe para kompanive tjera sikurse janë Oppo i Vivo.

Xiaomi synon që të kthejë pozitën e kompanisë më të popullarizuar në Kinë deri në vitin 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat