Android 8.1 Oreo vjen javëve të ardhshme

Mobile

Android 8.1 Oreo vjen javëve të ardhshme

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 17:35
Android 8.1 Oreo

Google ka publikuar detaje për Pixel Visual Core, sistemin e vogël on-chip (SoC), i cili është përfshirë në Pixel 2 dhe Pixel 2 XL, dhe shërben për përshpejtimin e proceseve të përpunimit të fotografive.

Si pjesë e këtij publikimi, Google ka konfirmuar se edhe azhurnimi Android 8.1 Oreo do të jetë i pranishëm në javët e ardhshme.

Telefonat Pixel të gjeneratës së parë dhe të dytë do të jenë të parët që do të marrin azhurnimin në fjalë.

Tash për tash nuk ka informacione se çfarë funksione të reja do të sjellë azhurnimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat