Përgatitet varianti i ri i telefonit Samsung Galaxy J2

Mobile

Përgatitet varianti i ri i telefonit Samsung Galaxy J2

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 21:03
Samsung Galaxy J2

Samsung së shpejti do të sjellë në treg variantin e ti të telefonit Galaxy J2 2017 Edition.

Modeli bart shenjën SM-J250G dhe është vërejtur në  Geekbench dhe GFXBench.

Geekbench përmend se telefoni do të ketë procesor Snapdragon 430, derisa GFXBench sugjeron për çipsetin Snapdragon 425.

Përveç kësaj, telefoni ka ekran 5 inç, 1.5 GB RAM dhe 16 GB memorie të brendshme.

Telefoni ka kamerë 8MP, ndërsa ajo për selfi është 5MP. Pajisja ka sistem operativ Android 7.1.1 Nougat. Aktualisht nuk ka informacione se kur telefoni do të zyrtarizohet dhe cili do të jetë çmimi i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat