ZTE prezanton telefonin e parë që paloset

Mobile

ZTE prezanton telefonin e parë që paloset

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 21:10
ZTE

ZTE ka prezantuar zyrtarisht telefonin e tij të parë që paloset.

Axon M vjen me dy ekrane me madhësi të plotë. Për fat të keq, nuk bëhet fjalë për një telefon fleksibil të palosshëm sikurse kemi pritur të gjithë.

Ana e përparme e ekranit të telefonit ZTE Axon M ka 5.2 inç me rezolucion 1080. Pajisja ka procesor Snapdragon 821, 4GB RAM dhe kamerë prej 20MP.

Në anën e pasme ndodhet ekrani identik me 5.2 inç, dhe të dy ekranet mund të palosen dhe të krijojnë një ekran pothuajse të dimensioneve të tabletit.

Dy ekranet e kombinuara ofrojnë ekran 6.75 inç me rezolucion 2160 x 1920p.

ZTE Axon M aktualisht ofrohet në SHBA, ndërsa në periudhën e ardhshme pritet të vijë edhe në Kinë, Japoni dhe Evropë.

Image
ZTE
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat