Varianti i ri HTC U11 paraqitet në GFXBench

Mobile

Varianti i ri HTC U11 paraqitet në GFXBench

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 17:55
HTC U11

Pajisja ende e paparalajmëruar e HTC-së është paraqitur në Geekbench dhe GFXBench, së bashku me informacionet e reja për ekranin.

Bëhet fjalë për telefonin e ri HTC U11 Plus, me versionin më të ri të softuerit Android 8.0 Oreo, transmeton KosovaPress.  Telefoni do të ketë ekran 6 inç me rezolucion 2880 x 1440p, procesor Qualcomm Snapdragon 835, Adreno 540 GPU, 4GB RAM dhe 64GB hapësirë të brendshme.

Kur është në pyetje kamera, pajisja do të ketë sensorë të njëjtë si në HTC U11: kamera kryesore me 12MP dhe kamera e pasme me 8MP. Ftesa e HTC-së për 2 nëntor tashmë ka rrjedhë para disa ditësh, që dëshmon se HTC U11 Plus do të prezantohet në Tajvan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat