India bëhet tregu i dytë më i madh në botë i telefonave të mençur

Mobile

India bëhet tregu i dytë më i madh në botë i telefonave të mençur

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 13:38
Canalys raporton se porosia e përgjithshme e telefonave në Indi ka arritur në 40 milionë gjatë tremujorit të tretë.

Kina kishte kaluar SHBA-në duke u bërë tregu më i madh i telefonave të mençur para katër vjetësh, ndërsa tash India po ashtu ka kaluar SHBA-në dhe është bërë tregu i dytë më i madh në botë i telefonave të mençur.

Canalys raporton se porosia e përgjithshme e telefonave në Indi ka arritur në 40 milionë gjatë tremujorit të tretë, ndërsa 46,5% e tyre përbëhet nga modelet Samsung dhe Xiaomi. Kompania Apple nuk është në listë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat