HTC U11 Life vjen me Android Oreo

Mobile

HTC U11 Life vjen me Android Oreo

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 13:12
HTC U11

Më herët gjatë këtij muaji ishte raportuar se HTC U11 Life do të kushtojë rreth 400 euro dhe tash ka raportime të reja për çmimin e pajisjes.

Kur është në pyetje çmimi, modeli me 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme do të kushtojë 369 euro.

Në ofertë do të jetë edhe modeli 4GB/64GB për rajone të caktuara, me çmim premium.

HTC U11 Life do të ketë ekran 5.2 inç 1080p, procesor Snapdragon 630, certifikatë IP67, mbështetje EdgeSense dhe dëgjueset Usonic në paketë. 

Telefoni që nga fillimi do të përdorë sistemin operativ Android 8.0 Oreo. Versioni i telefonit HTC U11 vjen me dy kamera 16MP në anën e pasme dhe të përparme dhe të dyja ato do të kenë lente f/2.0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat