Galaxy X do të sjellë revolucion në botën e telefonave të mençur

Mobile

Galaxy X do të sjellë revolucion në botën e telefonave të mençur

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 16:58
Galaxy X

Samsung ka pasur një vit mjaft të mirë, ku në vitin 2017 ka sjell disa nga celularët e mençur më të mirë për momentin.

Që të dy celularët – Galaxy S8 dhe Note 8 – kanë dizajne mahnitëse, kamera të teknologjisë më të avancuar, ekrane të karakteristikës ‘Edge’, dhe këto karakteristika i mbajnë këta dy celularë larg konkurrencës.

Por, duket se së shpejti do të vjen një pajisje e re e cila do t’i le në hije që të dy këto pajisje.

I menduar të quhet ‘Galaxy X’, Samsung pritet ta sjell celularin më të mirë në botë.

Disa skica të zbuluara nga ‘LetsGoDigital’ tregojnë se Galaxy X mund të paloset në gjysmë, duke e bërë atë mjaftueshëm të vogël sa për ta mbajtur në xhep, por që mund të shpaloset prapë për ta shijuar ekranin e madhësisë gjigante.

Dizajni i këtij celulari është mjaft i ngjashëm me celularët e vjetër, kur edhe kishte filluar revolucioni i celularëve të mençur.

Specifikat e brendshme të Galaxy X nuk janë zbuluar ende, prandaj mbetet e paqartë se sa i shpejtë do të jetë.

Sa i përket datës së lansimit, disa raporte kanë sugjeruar se Galaxy S mund të vjen gjatë vitit të ardhshëm, por që viti 2019 është më i bindshëm.

Megjithatë, pavarësisht se Galaxy X nuk do të vjen në muajt e ardhshëm, adhuruesit e Samsung do të mund ta shijojnë Galaxy S9 në muajt e parë të vitit 2018.

Galaxy S9 pritet të prezantohet në ‘Mobile World Congress’ në Barcelonë, ndërsa pritet të ketë një procesor të ri, kamerë dual-lens, dhe skaneri Fingerprint pritet të rikthehet në pjesën e përparme të ekranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat