Modelet e reja të iPhone s’do të përfshijnë TrueDepth në kamerën e pasme

Mobile

Modelet e reja të iPhone s’do të përfshijnë TrueDepth në kamerën e pasme

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 17:58
iPhone

Apple planifikon të zgjerojë përdorimin e sistemeve të kamerës TrueDepth në modelet e iPhone nga viti i ardhshëm, megjithatë, kompania nuk do të zbatojë teknologjinë në kamerën e pasme.

Këto janë parashikime nga analisti Ming-Chi Kuo nga KGI Securities. Sipas tij, teknologjia TrueDepth dhe Face ID do të mbeten të kufizuara në kamerën e përparme.

Kuo në hulumtimet e tij vë në dukje, se edhe pse TrueDepth është një hap i rëndësishëm përpara për Apple, nuk pritet që zgjerimi i teknologjisë në kamerën e pasme të ndodhë edhe për një kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat