HTC U11+ kushton rreth 800 euro në Evropë

Mobile

HTC U11+ kushton rreth 800 euro në Evropë

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 13:15
HTC U11+

Kompania HTC përfundimisht prezantoi zyrtarisht telefonin e vet të parë me pothuajse skaje të padukshme rreth ekranit.

HTC U11+ ka ekran 6 inç Super LCD6, me raporte 18:9 të faqeve dhe rezolucion 2880 x 1440p, me mbrojtje Gorilla Glass 5 dhe pa tastierë fizike.

Telefoni ka procesor Snapdragon 835, 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme, përkatësisht 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme.

Në të dyja rastet mund të zgjerohet memoria e brendshme përmes microSD. Po ashtu, varësisht nga ajo se ku blihet, HTC U11+ ka opsionin dual-SIM. Në anën e pasme, telefoni ka kamerë 12MP UltraPixel 3 OIS, dual-LED blic. Kamera mund të xhirojë në 1080p @120fps dhe 4K. Kamera për selfi ka 8MP dhe mundëson xhirim 1080p. Të gjitha i mbush bateria prej 3930mAh me mbështetje Qualcomm Quick Charge 3.0.

HTC U11+ punon me sistem operativ Android 8.0 Oreo dhe me interfejs HTC Sense. Funksionaliteti i Edge Sense po ashtu është i implementuar.

Çmimi i telefonit HTC U11+ është 799 euro në territorin e Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat