iPhone X, blerësit përballen me problemin e aktivizimit

Mobile

iPhone X, blerësit përballen me problemin e aktivizimit

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 14:00
iPhone X

Një numër i pronarëve të iPhone X në Twitter kanë raportuar se kanë probleme të aktivizojnë telefonat e tyre të rinj.

Çështja duket se po ndikon në disa përdorues të operatorëve amerikanë AT & T, Verizon dhe Sprint gjatë orëve të fundit, pasi ata përpiqen të marrin shërbime në telefonin 1000 dollarësh të Apple.

Kur përdoruesit përpiqen të aktivizojnë pajisjen, shfaqet mesazhi: "Serveri i aktivizimit është përkohësisht i pa disponueshëm", raportojnë mediat e huaja.

Duket se problemi ka të bëjë me telefonat e blerë direkt nga Apple dhe jo nga operatorët.

Kompania në Kupertino nuk ka komentuar ankesat e blerësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat