IDC: Shitjet e telefonëve u rritën me 2.7% në tre mujorin e tretë të 2017-ës. Samsung dominon

Mobile

IDC: Shitjet e telefonëve u rritën me 2.7% në tre mujorin e tretë të 2017-ës. Samsung dominon

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 00:46
ilustrim

Pas një rënieje të papritur të shitjeve të telefonëve inteligjentë në tre mujorin e dytë të 2017-ës, prodhuesit raportuan 373.1 milion telefonë të shitur në tre mujorin e tretë një rritje me 2.7% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Në këtë tre mujor gjigandi Korean Samsung edhe njëherë shiti më shumë telefonë se çdo prodhues tjetër.

Rivali kryesor Apple shiti vetëm gjysmën e Samsung ndërsa hendeku mes tyre u zgjeruar më tej. Më pas vinë treshja Kineze Huawei, Oppo dhe Xiaomi të dhënat e të cilave mund ti shikoni si në tabelën mëposhtë:

Siç mund të shikoni, Samsung shiti 1.4% më shumë telefonë, konkretisht 83.3 milion këtë periudhë. Si gjithnjë prodhuesi i shquar zë 1/5 e tregut.

Prezantimi i Galaxy Note 8-ës shkoi për mrekulli dhe kërkesa ka qenë aq e lartë sa për ti bërë konsumatorët ta harrojnë Note 7-ën. Sa i takon të ardhurave, divizioni mobil i Samsung pa një rënie të ardhurash nisur nga kërkesa për modelet buxhetorë siç është linja J dhe A.

Apple qëndroi në vend, duke zënë 12.5% të tregut dhe shitur 46.7 milion telefon ose 1.2 milion më shumë krahasuar me një vit më parë.

Kompania dështoi të përfitonte vitin e kaluar nga vështirësitë që po kalonte Samsung. Ndërsa kërkesa për iPhone 8 dhe 8 Plus ka qenë e varfër, sytë e të gjithëve janë nga iPhone X.

Ky është viti i parë që kompania prezanton tre telefonë.

Huawei fitoi 1.2 pikë përqindjeje duke zënë 10.5% të tregut. Kompania ka shitur 39.1 milion telefon në tre mujorin e tretë të vitit. Markat Mate 9 dhe P10 sollën fitime në rangun e telefonëve me parametra të lartë ndërsa Honor ruajti pozitat e fuqishme në telefonët buxhetorë.

Oppo zë 8.2% të tregut duke shitur 30.7 milion telefonë. Vitin e kaluar vendi i pestë zihej nga Vivo ndërsa këtë vit Xiaomi rikthehet në skenë. Kompania ka pasur një rritje të shitjeve me 105% krahasuar me vitin e kaluar dhe shitur 26.7 milion telefonë. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat