Projekti Samsung Galaxy Note9 bart emrin kodues Crown

Mobile

Projekti Samsung Galaxy Note9 bart emrin kodues Crown

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 12:18
Samsung Galaxy Note9

Pas debaklit me modelin Samsung Galaxy Note7, Galaxy Note8 ishte njëri nga testet më të mëdha me të cilat kompania është përballur në treg viteve të fundit.

Tash kur ka kaluar një kohë nga prezantimi i pajisjes, mund të thuhet se Samsung ka kaluar këtë test me mjaft sukses.

Edhe pse më herët kemi dëgjuar për modelin Samsung Galaxy Note9, informacioni më i ri sugjeron se pajisja bart emrin kodues "Crown".

Informacionet vijnë nga Koreja Jugore, përmes mediave lokale, të cilat kanë siguruar informacionin nga zinxhiri furnizues për tabletin e ardhshëm.

Po ashtu, sugjerohet se furnizuesi ka nisur me dërgesat e komponentëve për prodhimin e modelit Galaxy Note9 gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat