Përdoruesit e OnePlus do të vlerësojnë modelin e ri!

Mobile

Përdoruesit e OnePlus do të vlerësojnë modelin e ri!

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 08:29
OnePlus

Drejtori i OnePlus CEO, Pete Lau shkroi një mesazh të paqartë në lidhje me koston e OnePlus 5T dhe bashkëthemeluesi i tij, Carl Pei e bëri ‘retweet’ atë.

“Kostoja e komponentëve të telefonit të mençur është në rritje, por telefonat gjithashtu po përmirësohen. Përdoruesit e OnePlus do të vlerësojnë se çfarë po vjen.”

Më herët, burimet e paidentifikuara pohuan se 5T do të kushtojë njëjtë si 5. Kjo është 500 € për modelin 64GB dhe 560 € për 128GB.

Megjithatë, ky mesazh në lidhje me koston në rritje të komponentëve nuk mjafton të tingëllojë si “telefoni do të kushtojë njëjtë”.

Trendi duket mjaft i qartë, por ndoshta OnePlus 5T do të na befasojë. Sido që të jetë, siç thekson Pete Lau, modeli i ri do të ketë përmirësime mbi OnePlus 5, duke filluar me një ekran 18: 9 dhe një kamera të përmirësuar (kjo është ajo që është kuptuar nga thashethemet gjithsesi).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat