Rrjedhin fotot e reja të telefonit të palosshëm Samsung

Mobile

Rrjedhin fotot e reja të telefonit të palosshëm Samsung

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 16:16
Samsung

Edhe pse Samsung publikon telefona të ri çdo vit nga linjat e njohura Galaxy dhe Note, kompania e Koresë së Jugut gjithashtu ofron një sërë mundësish për përdoruesit me nevoja të ndryshme.

Në të kaluarën, kompania ka ofruar disa opsione interesante, si p.sh. telefonat Android flip/folding, dhe tani është duke përgatitur diçka të re në këtë fushë.

Fotot e reja tregojnë një telefon të panjohur  W2018, i cili duhet të jetë pasuesi i modelit W2017 të vitit të kaluar.

Seria W e Android të kompanisë Samsung është interesante, pasi zbaton harduerin premium në formatin flip. Natyrisht, çmimi zakonisht është i lartë dhe kalon shifrën 1000 dollarë.

Specifikimet e telefonit të ri nuk janë bërë të ditura dhe mbetet të shihet nëse W2018 do të publikohet jashtë Kinës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat