iPhone X aktual vjen në dy variante të harduerit

Mobile

iPhone X aktual vjen në dy variante të harduerit

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 12:07
iPhone X

Njëri nga informacionet, të cilat Apple nuk i ka ndarë me publikun është se iPhone X vjen në dy variante të ndryshme.

Varësisht nga ajo se ku është blerë pajisja, iPhone X mund të ketë modem Qualcomm ose Intel, të cilët nuk janë plotësisht të njëjtë.

Pas disa testimeve, është konfirmuar se ekziston një dallim i vogël ndërmjet versionit Intel dhe Qualcomm.

Varianti Intel është treguar më i shpejtë, sipas një testimi.

Testimi është kryer në rrjetin amerikan të operatorit  AT&T i T-Mobile. Në AT&T, Intel iPhone X kishte shpejtësi mesatare 30.13 Mbps, derisa Qualcomm iPhone X ka realizuar shpejtësi mesatare 27.46 Mbps.

Në T-Mobile, versioni Intel kishte shpejtësi mesatare 33.34 Mbps, derisa varianti Qualcomm kishte 26.54 Mbps.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat