Një numër i madh i kompanive Android planifikojnë të kopjojnë iPhone X

Mobile

Një numër i madh i kompanive Android planifikojnë të kopjojnë iPhone X

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 12:35
Ilustrim

Sistemi i kamerës TrueDepth mundëson punën e sistemit 3D për njohjen e fytyrës Face ID tek Apple dhe kjo është diçka që asnjë pajisje e Android nuk e ka në asortimentin e vet, por kjo shumë shpejt mund të ndryshojë.

Disa nga prodhuesit e telefonave Android po shqyrtojnë sensorin 3D në telefonat e tyre të ardhshëm.

Huawei, Oppo dhe Xiaomi dëshirojnë të sigurojnë komponentët e sigurt për sensorin  3D, të cilin do ta sigurojnë Largan Precision, Sunny Optical, Orbbec dhe Himax Technologies.

Raportimet e mëhershme thonë se Largan po punon në zhvillimin e komponentëve për zhvillimin e sensorit 3D të kamerës, gjë e cila Apple mund t’i sigurojë sasi të nevojshme për krijimin e kamerave të veta True Depth.

Face ID është treguar si zëvendësim i shkëlqyer për funksionin Touch ID në telefonin iPhone X, kështu që një hap i tillë i prodhuesve të Androidit nuk është befasues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat