Xiaomi Mi 7 me ekran 6 inç OLED dhe skaje të holla

Mobile

Xiaomi Mi 7 me ekran 6 inç OLED dhe skaje të holla

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 13:06
Xiaomi Mi 7

Telefoni Xiaomi Mi 7 do të ketë ekran 6 inç me skaje të holla.

Mi 7 për herë të parë do të ketë panel OLED. Ai do të ketë skaner për gishtërinj në anën e pasme.

Xiaomi po ashtu shqyrton opsionin e mbështetjes për teknologjinë 3D për njohjen e fytyrës në disa nga telefonat e tij të ardhshëm.

Xiaomi Mi 7 vjen me procesor Snapdragon 845, 6 GB RAM memorie, konfigurim të dyfishtë të kamerës në anën e pasme me rezolucion 16 MP. Pajisja pritet të ketë edhe funksionin për mbushje pa tela.

Çmimi i pajisjes është rreth 410 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat