Samsung Galaxy S9 dhe S9 Plus debutojnë në CES 2018

Mobile

Samsung Galaxy S9 dhe S9 Plus debutojnë në CES 2018

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 12:14
Samsung Galaxy S9 dhe S9 Plus

Publikimi i Samsung Galaxy S9 dhe S9 Plus do të ndodhë shumë më herët se sa telefonat e mëhershëm Galaxy S.

Burimet thonë se Samsung do të prezantojë dy modelet e tij më të reja në CES 2018 në Las Vegas, i cili mbahet në fillim të janarit.

Raporti vjen nga burimi i njohur Evan Blas, i cili është i njohur me emrin përdorues @evleaks.

Galaxy S9 dhe S9 Plus do të kenë dizajn të njëjtë dhe ekran Infinity sikurse te modelet  Galaxy S8 dhe S8 Plus.

Pajisjet do të kenë procesor Qualcomm Snapdragon 845 për tregun amerikan dhe  Exynos 9810 për pjesën tjetër të tregut.

Samsung Galaxy S9 do të ketë memorie 4 GB RAM dhe një kamerë në anën e pasme, derisa Galaxy S9 Plus do të ketë 6 GB RAM memorie me kamerë të dyfishtë në anën e pasme.

Të dyja pajisjet do të kenë skaner për gishtërinj në anën e pasme, i cili do të ndodhet nën kamerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat