Nokia 8 bëhet me sistemin më të ri Android 8 Oreo

Mobile

Nokia 8 bëhet me sistemin më të ri Android 8 Oreo

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 16:21
Nokia 8

HMD ua ka bërë të qartë konsumatorëve se ka në plan të përditësojë të gjitha telefonat e rinj Nokia për të paktën dy vitet e ardhshme dhe me këto premtime, edhe telefoni me buxhet të ulët Nokia 3 do të marrë një përmirësim në platformën Oreo deri në fund të vitit.

Përveç përditësimeve të parashikuara të modeleve më të dobëta Nokia, duhet të theksohet se zyrtarisht ka filluar shpërndarja e sistemit të fundit Oreo për telefonin Nokia 8.

Ky informacion është konfirmuar në Twitter nga kreu i prodhimit HMD, Juho Sarvikas. Sipas tij, kompania do të përditësojë Nokia 8 me sistemin më të ri operativ duke filluar nga dita e sotme.

Aktualisht është e paqartë kur telefonat e tjerë të Nokia-s do të marrin një përditësim, por pritet që kjo të bëhet deri në fund të vitit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat