Google me aplikacion për përdoruesit e internetit mobil

Mobile

Google me aplikacion për përdoruesit e internetit mobil

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 13:34
Google

Google ka prezantuar një aplikacion të mërkurën, i dizajnuar për të ndihmuar përdoruesit e smartfonëve Android të qëndrojnë nën kufijtë e pakove të çmimeve të të dhënave mobile në vendet në zhvillim.

Datally, shërbimi i ri, liston konsumimin e të dhënave nga aplikacioni dhe u mundëson përdoruesve të mbyllin transmetimet e të dhënave nga aplikacionet e zgjedhjes së tyre, tha në një intervistë menaxheri i grupit të produkteve Google, Josh Woodward. Gjithashtu ofron një direktori të rrjeteve Wi-Fi që ndodhen pranë dhe që përfshin komentin e përdoruesit për cilësinë e tyre.

Oferta është më e reja nga divizioni i Google Next Billion Users, një përpjekje e brendshme për të bërë shërbimet e internetit më të çasshme për njerëzit në vende ku infrastruktura teknologjike nuk është aq e shpejtë apo e përballueshme sa në Shtetet e Bashkuara ose në Evropën Perëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat