Rrjedhin të dhënat e 31 milionë përdoruesve të AI.type

Mobile

Rrjedhin të dhënat e 31 milionë përdoruesve të AI.type

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 16:46
Ilustrim

Nga 40 milionë përdorues të tastierës virtuale AI.type në Android dhe iOS, 31 milionë prej tyre u kanë rrjedhë të dhënat nga serverët e kompanisë.

Edhe më e pabesueshme tingëllon fakti se Ejtan Fitusi, themelues i aplikacionit AI.type, në server mban të dhëna të përdoruesve në formë tekstuale, pa asnjë mbrojtje.

Hakerët në këtë mënyrë kanë fituar qasje në gjithsej 577 GB të dhëna të përdoruesve. Emrat dhe mbiemrat, e-mail adresat dhe lokacionet janë vetëm disa nga të dhënat të cilat janë të lidhura me secilën llogari të përdoruesve.

Në shumë fusha janë gjetur edhe detaje tjera si IMEI të pajisjeve, adresa IP të përdoruesve, të dhënat për llogaritë e tyre në shërbimet e Google, numrat telefonikë, ditëlindjet, gjinia etj.

Edhe pse AI.type nga fillimi ka pohuar se aplikacioni nuk mbledh të dhëna të përdoruesve, del se kjo nuk është e vërtetë, pasi në një bazë janë gjetur 8.6 milionë të dhëna që janë regjistruar të hyjnë në AI.type. 

Pas publikimit të lajmit në ZDNet, AI.type njoftoi se kompania ka bërë mbrojtje shtesë për të dhënat e përdoruesve.

Megjithatë, të gjithë përdoruesve iu rekomandohet që të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre në të gjitha pajisjet, ku kanë përdorur tastierën virtuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat