Si ndikon telefoni në trurin tonë?

Mobile

Si ndikon telefoni në trurin tonë?

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 19:02
Ilustrim

Studimet e reja tregojnë se teprimi i përdorimit të telefonit te të rinjtë sjell deri te mos balanca në tru.

Në studim morën pjesë 38 të rinj nga të dyja gjinitë.

Gjysma e të anketuarve ishin gjysmë të varur, derisa gjysma tjetër ishin të pandashëm nga telefoni dhe interneti.

Simptomat e varësisë nga telefoni mobil nuk janë definuar konkretisht, por ekspertët thonë se ato përfshijnë pamundësinë e ndarjes nga telefoni, paqëndrueshmërinë kur nuk mund të përdorin telefonin, gjë e cila ndikon negativisht në punë dhe shëndet.

Ata që kishin nivel më të lartë të varësisë, do të kenë më shumë probabilitet të vuajnë nga depresioni, ankthi dhe pagjumësia.

Me ndihmën e rezonancës magnetike, ekipi i ekspertëve ka shqyrtuar përbërjen kimike të pjesëve të trurit para dhe pas terapisë së sjelljes.

Studiuesit konstatuan se para terapisë ishin të bllokuar impulset në tru që ndikojnë në emocione dhe koncentrim, derisa pas terapisë ishin dukshëm më të shprehura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat