Meizu do të prezantojë gjashtë telefona të ri

Mobile

Meizu do të prezantojë gjashtë telefona të ri

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 21:15
Ilustrim

Meizu vitin e ardhshëm do të prezantojë gjashtë telefona të ri të mençur, pesë prej të cilëve do të kenë procesor Qualcomm Snapdragon dhe një do të ketë procesor Exynos.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetin shoqëror Weibo, ndërsa e ka publikuar blogeri “Digital Chatter”.

Çmimi i pajisjeve pritet të jetë prej 150 deri 450 dollarë. Tash për tash nuk dihet se kur do të dalin në treg, por telefoni i parë prej tyre do të jetë Meizu 15 Plus, i cili pritet në fillim të vitit të ardhshëm.

Pajisja do të ketë ekran “all-screen”, kamerë të pasme të dyfishtë me çmim prej rreth 450-520 dollarësh, varësisht nga sasia e RAM-it dhe memories së brendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat