iPhone dorëzohet, ky është telefoni më i kërkuar në treg

Mobile

iPhone dorëzohet, ky është telefoni më i kërkuar në treg

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 16:21
Ilustrim

Pavarësisht emrit të "madh", iPhone dhe Samsung nuk janë celularët më të kërkuar në treg. 

Pas shtatë vitesh në treg, Huawei kryeson ndjeshëm në shitje.

Sipas kërkimit të fundit të Counterpoint Research, dominimin e madh, të cilin me vite e kishin Samsung dhe Apple në fushën e shitjes së telefonave, e ka ndërprerë kompania Huaëei, e cila tash mban pozitën e dytë të prodhuesit më të madh të telefonave.

Counterpoint Research thekson se sipas rezultateve nga qershori dhe korriku, Huawei ka kaluar Apple.

Sugjerohet se kjo është situatë momentale, pasi që gjërat do të ndryshojnë pas publikimit të iPhone 8 javën e ardhshme.

Rezultatet pozitive të Huawei i atribuohen investimeve konstante në kërkim dhe zhvillim, së bashku me marketingun agresiv dhe zgjerimin e kanalit të shitjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat