Përgjigjet Samsungu për çështjen e baterisë së Galaxy Note 8 dhe Galaxy S8+

Mobile

Përgjigjet Samsungu për çështjen e baterisë së Galaxy Note 8 dhe Galaxy S8+

Më: 1 janar 2018 Në ora: 13:23

Javën e kaluar është raportuar se disa Galaxy Note 8, Galaxy S8+ dhe Galaxy Tab S3 të Samsungut kanë probleme me baterinë, nuk mund të rikarikohet kur është në 0 për qind.

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë çështje, duke thënë se vetëm ka pranuar disa raportime të tilla dhe se ende është mbledhur informata.

“Natyrisht, Samsung është duke i marrë seriozisht të gjitha këto raportimet, ne kemi pranuar një numër të vogël të kërkesave të konsumatorëve e cilat mund të kenë lidhje me menaxhimin e karikimit, dhe fatkeqësisht mund të komentojmë në lidhje me këtë çështje vetëm kur do të kemi informacionet më të detajuara. Nëse keni ndonjë pyetje rreth pajisjes tuaj, ju lutem kontaktoni Shërbimin e Samsungut për Klientë në numrin 061967755566. Koha e shërbimit: E hëne deri të premten: 8:00 – 21:00, dhe të shtunën nga ora 9:00 – 17:00 ose në http://www.samsung.com/de/info/contactus.html”, shkruan në deklaratën e lëshuar nga Samsung.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat